Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e detit/ Kryetari i “AKBN” konfirmon Sali Berishën: Blloqet “Joni 1 dhe 2”, jo më pjesë e territorit shqiptar

Marrëveshja e detit/ Kryetari i “AKBN” konfirmon Sali

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar më herët qeverinë e kryeministrit Edi Rama se me marrëveshjen e re të detit, i ka falur Greqisë blloqet 1 dhe 2 në detin Jon, të cilat janë të pasura me naftë dhe gaz.

Ndonëse nga qeveria dhe Ministria e Jashtme vijojnë të qëndrojnë në heshtje, është kreu i Agjencisë së Burimeve Natyrore, Adrian Bylyku, i cili konfirmon për ‘Tv Klan’ se këto blloqe nuk janë më pjesë e territorit të Shqipërisë.

“Blloku Joni 5 është bllok në territorin shqiptar, kurse blloku 1 dhe blloku 2 nuk bëjnë pjesë në territorin shqiptar. Saktësimi i ndarjes midis dy blloqeve është një element i cili do të sqarohet, por kurrsesi nuk cënon pjesën e interesit të hidrokarbureve”, ka deklaruar Bylyku.

Kjo është hera e parë që një drejtues institucioni në Shqipëri pranon heqjen dorë nga dy blloqet e rëndësishme në Jon.

Kreu i Agjencisë së Burimeve Natyrore ka deklaruar gjithashtu se për çështje ditësh, qeveria shqiptare do të firmosë marrëveshjen me kompaninë Shell e cila do të nisë kërkimin e naftës në bllokun 4 në tokë, mes Gjirokastrës e Delvinës. 

Sa real është propozimi i Edi Ramës për ‘Konfederatën Shqipëri-Kosovë’? Sot nuk ekziston në botë, eksperimenti i fundit ai midis Serbisë dhe Malit të Zi

Të fundit