Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e detit me Greqinë, Dendias vizitë në Shqipëri; paralajmëron Mitsotakis: Zgjerim kufijsh 6-12 milje, askush s'na ndalon!

Marrëveshja e detit me Greqinë, Dendias vizitë në

Çështja e ujrave territoriale është kthyer në një situatë tepër sensitive për Greqinë, pas përplasjeve të fundit me Turqinë rreth kërkimeve për naftë në Mesdhe. Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, gjatë fjalës së tij në seancen e sotme parlamentare ka folur për ratifikimin e marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin për Zonat Ekonomike Eksluzive.

Mitsotakis deklaroi se Greqia do të rritet duke zgjeruar kufirin detar nga 6 milje në 12 milje, në detin Jon deri në kepin Tenara, Peloponez, bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Ndërkaq, për një gjë të tillë është folur paraprakisht edhe me Ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Shqipërisë.

"Shtrirja është një e drejtë që vendi ynë do ta ushtrojë në të ardhmen edhe në zona të tjera detare, të cilën fqinjët tanë kanë ushtruar tashmë në lidhje me Konventën për Ligjin e Detit dhe zbatimin e vija e mesme, atje ku distanca midis brigjeve është më pak se 24 milje. Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë", është shprehur Mitsotakis.

Referuar kësaj çështje, një projektligj pritet të paraqitet shumë shpejt në Parlamentin grek për shqyrtim. Po ashtu, Mitsotakis rrëfen se vetë ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për diskutimin më tej të kësaj çështje.

Më herët, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, u shpreh se kishte zhvilluar një bisedë telefonike ditën e djeshme me kryeministrin Rama.

"Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë. Në fokus marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajonin tonë" shkroi Dendias në rrjetet sociale, ndërsa nuk përjashtohet fakti që në bisedën telefonike të jetë prekur edhe tema e kufirit detar.

Të fundit