Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e detit me Greqinë/ Një ditë pas takimit me Mitsotakis, Rama ndryshon grupin negociator të ngritur në kohën e Bushatit

Një ditë pas takimit me kryeministrin grek  Kyriakos Mitsotakis, me firmë të Edi Ramës është ndryshuar përbërja e grupit negociator të marrëveshjes së detit me shtetin fqinj.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, grupi i ngritur në kohën kur ministër i Jashtëm ishte Ditmir Bushati është reduktuar dhe tanimë do të përbehet nga 7 zvministra dhe me kryetar një prej zv,ministrave të Jashtëm.

“Përbërja e Komisionit të Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare (në vijim, Komisioni) është, si më poshtë vijon:

⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme, kryetar;

⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme, anëtar;

⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për mjedisin, anëtar;

⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet, anëtar;

⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për energjinë, anëtar;

⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për peshkimin, ujitjen dhe kullimin, anëtar;

⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen, anëtar”, thuhet në VKM.

Kujtojmë se kryeministri Rama gjatë vizitës së tij të fundit në Greqi foli për marrëveshjen e detit në një intervistë për euronews.gr.

Rama theksoi se me qeverinë e mëparshme greke janë bërë përparime të rëndësishme.

“Ne kemi punuar me qeverinë e mëparshme për ca kohë dhe kemi bërë përparime të konsiderueshme dhe duhet të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re, duke shpresuar se do të gjendet një zgjidhje konsensuale“, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Të fundit