Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e detit, përfundon raundi i parë i bisedimeve Shqipëri-Greqi

Marrëveshja e detit, përfundon raundi i parë i bisedimeve

Është zhvilluar sot në Tiranë raundi i parë i negociatave në nivel ekspertësh midis Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e zonave detare midis dy shteteve. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se takimi është zhvilluar në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese.

“Sot me datë 30 prill u zhvillua në Tiranë raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

Ministria shqiptare nuk jep më shumë detaje për ecurinë e diskutimeve për këtë çështje, e cila u bë shkak edhe për anulimin e vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, në Shqipëri, e planifikuar për në fillim të muajit prill.

“Pacta sunt servanda”/ Prej një muaji Ditmir Bushati nuk flet më për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Të fundit