Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e detit, Rama flet nga Athina: Çështja të zgjidhet me palë të tretë

Marrëveshja e detit, Rama flet nga Athina: Çështja të

Teksa ndodhet në Athinë në konferencën e The Econmist për çështjet e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama ka folur edhe për zgjerimin detar të Greqisë me 12 milje në detin Jon, teksa ka theksuar se kjo çështje duhet të zgjidhet me palë të tretë.

Rama gjithashtu deklaroi në konferencë se marrëveshja e detit u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2009.

"Çështje të kaluara janë kthyer në patate të nxehta. Çështja e detit nuk mund të përdoret nga patriotët. Marrëveshja e detit u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2009", tha Rama.

Unë kam një ide, që e kam paraqitur dhe shpresoj që sa më shpejt ta arrijmë këtë. Kur bëhet fjalë për zonat detare ne ta mund ta zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve. Nëpërmjet një pale të tretë, apo nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo mund të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët.

Kryeministri grek flet për një të drejtë legjitime për të shtrirë kufijtë e vetë detar me 12 milje dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje, në rrjetet sociale në Shqipëri dhe në qarqet politike a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që nuk dinë ç’flasin. Kjo ndez pakënaqësinë”, tha kreu i qeverisë.

Të fundit