Flash News

KRYESORE

"Marrëveshja e Këshillit Politik nuk zhbëhet", Rama: Jemi gati të diskutojmë hapje listash, me konsensus tre palësh

"Marrëveshja e Këshillit Politik nuk zhbëhet", Rama:

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij pas përfundimit të takimit të dytë me deputetët e opozitës parlamentare, ka lënë hapur mundësinë e një tryezë politike tre palshe, duke përfshirë në të edhe opozitën jashtëparlamentare.

Në fjalën e tij pas takimit, Rama është shprehur se marrëveshja e arritur në tryezën e Këshillit Politik nuk mund të zhbëhet, për këtë arsye ekziston një konflikt në themel, që lidhet me marrëveshjen e bërë me opozitën jashtëparlamentare.

Mëgjithatë, kryeministri ka qenë i hapur ndaj idesë së shtimit të disa çështjeve të tjera në marrëveshjen me opozitën, duke mos përjashtuar mundësinë e hapjes së listave.

"Ajo është një bazë që mund të shtojmë, por nuk mund të heqim. ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë të hapjes së listave, të gatshëm të formalizojmë gjatë procesit të konsultimeve në një konsenus tre palësh, natyrisht askush nuk do marrë gjithçka, por nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme që të gjithë të kenë zë dhe pjesë në proces. këtu jemi.

E para kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në kuvend që është përtej asaj që kemi, PS nuk do të angazhohet në procese të kapjes së një vote për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm dhe nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se ata që janë brenda, por askush nuk ka monopol dhe privilegje.

Është e vërtetë që një shumicë dërmuese qytetarët duan të kenë më shumë zë në proces, jo të zgjedhin një parti apo një lider, por të kenë preferencë për një kandidat, kjo është e qartë dhe ne jemi PS dhe ne do të jemi pasqyrë ku do të reflektohen dëshirat e njerëzve.

Në një proces ku ne kemi vendosur të ecim me një lidership të qartë dhe aleancë me njerëzit, por marrëveshja është një pengesë për deputetët aktual të opozitës, nuk mund t’i rikthehemi marrëveshjes edhe pse ne jemi me ta, si përshembull te depolitizomi, por është një lëshim shumë i madh që i kemi bërë PD-së dhe për këtë ne duhet ta mbajmë, ndërkohë që për të hapur më tutje procesin miqtë e opozitës duhet të kuptojnë ato jashtëparlamentare", tha Rama.

Të fundit