Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e PS me opozitën parlamentare, Bylykbashi: Pakt vrasësi! Shkeli 5 qershorin

Marrëveshja e PS me opozitën parlamentare, Bylykbashi: Pakt

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaron se marrëveshja e re PS-opozita parlamentare prishi marrëveshjen e 5 qershorit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bylykbashi kujton po ashtu se dje u shënuan 4 vjet nga miratimi i marrëveshjes për Kushtetutën që u shkel nga Edi Rama menjëherë pas aprovimit te saj.

“Pakt-vrasesi

Vetem Edi Rama eshte i afte qe te beje nje marrëveshje per te prishur nje marrëveshje tjeter. E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marrëveshje dhe kete e beri fakt sot me 21 korrik me ate karagjozaten qe e shiti per marrëveshje.

Mos harroni! 21 korriku eshte kater vjetori i marrëveshjes per Kushtetuten qe u shkel nga Edi Rama menjehere pas miratimit te saj. Nuk e kapërcen dot veten dhe ta respektoje shprehjen antike romake “Pacta sunt servanda’ (Paktet zbatohen)”, shkruan Bylykbashi mbrëmë pas nënshkrimit të paktit të ri mes PS dhe opozitës parlamentare.

Të fundit