Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e re me Kosovën, Rama: Meqë ata s’duan, shëndet dhe mirupafshim!

Marrëveshja e re me Kosovën, Rama: Meqë ata s’duan,

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës në Pejë se mes dy vendeve s’do të ketë më shërbim roaming.

Ai deklaroi se Kosova dhe Shqipëria do të kenë një marrëveshje të tyre lidhur me këtë çështje dhe komunikimi mes dy vendeve s’do ketë më nevojën e shërbimit roaming.

“Meqë ata (Serbia) s’duan që ne të jemi pjesë e marrëveshjes së tyre të romingut, ne bëjmë marrëveshjen tonë të romingut.

Në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm, Shqipëria dhe Kosova kanë marrëveshjen e tyre dhe s’ka më roaming mes nesh, shëndet e mirupafshim”, u shpreh Rama.

Të fundit