Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e Veliajt me aktorët, paralajmëron Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: I thërrisni mendjes, po ju mashtrojnë

Marrëveshja e Veliajt me aktorët, paralajmëron Aleanca për

Një ditë pasi kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se ka rënë dakord me aktorët që ishin kundër shembjes së teatrit për një marrëveshje të re, reagon sërish Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Aleanca paralajmëron edhe një herë aktorët që të tregohen të kujdesshëm, pasi po bien pre e mashtrimit, pasi nëse teatri shembet, atëherë çdo gjë merr fund.

Reagimi i plotë:

Nje pyetje e thjeshte per te gjithe ata qe po mashtrohen nga artificat e kryetarit te bashkise.

Nese teatri i ri u ndertoka me zero leke nga taksapaguesi, kush do i paguaj leket, privati? Po pse do i paguaj privati 30 milion euro pa asnje fitim, e pa marre as nje cope prone te Teatrit Kombetar?? Cdo fjale e ketij publikimi te kryetarit te bashkise perputhet totalisht me zaptimin e tokes dhe ndertimin e kullave.

I therisni mendjes, po ju mashtrojne, po e prishen Teatrin cdo gje merr fund!

Ne jemi per nje teater te ri, ne nje territor tjeter! Objekti dhe prona e Teatrit Kombetar dhe Teatrit Kombetar Eksperimental te mos preket, por te rikonstruktohet!

Të fundit