Flash News

KRYESORE

Marrëveshja/ Gjekmarkaj: Opozita mori një fitore të vogël, Hajdari doli si sekretare e Gjiknurit

Marrëveshja/ Gjekmarkaj: Opozita mori një fitore të vogël,

Analisti Agron Gjekmarkaj e konsideron si një fitore të vogël të opozitës marrëveshjen me shumicën për reformën zgjedhore. Gjekmarkaj shtoi se rruga radikale që ndoqi opozita dështoi se nuk u bënë llogaritë mirë me ndërkombëtarët. Por sipas tij, Basha dhe opozita ia dolën të deligjitimojnë parlamentin.

“Kjo është një fitore e vogël, nuk është një fitore e madhe e opozitës. Ka qenë një vit i vështirë me pankartat ‘Rama ik’. Rruga radikale dështoi jo se i mungoi fuqia e opozitës, madje atë fuqi e ka dhe PS po të jetë në opozitë për ta rrëzuar qeverinë por opozita nuk i bëri mirë hesapet me ndërkombëtarët, nuk i doli llogaria. I ka ndodhur dhe në kohën e çadrës i ndodhi dhe tani.

Opozita zgjodhi të sakrifikohej, një sakrificë me çmim të lartë, nuk hyri as në zgjedhjet lokale, një sakrificë edhe më e lartë dhe për ta arritur këtë duket se është sakrificë shumë e madhe dhe e zhbalancuar por megjithatë Lulzim Basha dhe opozita ia dolën ta deligjitimonin parlamentin e Edi Ramës, institucionet e tij dhe ta kthejnë atë tek tavolina e tyre. Praktikisht duke e shndërruar parlamentin në noter të asaj që do të diskutohet në kuartet, në tavolinën e opozitës.

Madje opozitën e re, një zonjë që u shfaq, zonja Rudina Hajdari doli më tepër si sekretare e Gjiknurit se sa një përfaqësuese sepse gjithë kohën u mor me ish-partinë e saj.”, tha Gjekmarkaj në “Real Story” në News 24.

Të fundit