Flash News

KRYESORE

Marrëveshja Greqi-Shqipëri, Shpëtim Idrizi: Po avancon axhenda greke

Marrëveshja Greqi-Shqipëri, Shpëtim Idrizi: Po avancon axhenda

Kreu i PDIU-së, Shpëtimi Idrizi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, shprehet se deri më tani, po avancon axhenda greke në bisedimet midis dy shteteve për çështjen e detit. 

“Ajo që unë jam i shqetësuar është se deri më sot po avancon axhenda greke përballë asaj shqiptare”, u shpreh Idrizi.

Deputeti demokrat, Aldo Bumçi tha se politika e jashtme është e çorientuar.

“Nuk duhet ta marrim vesh nga Athina, por nga Tirana. Politika e jashtme shqiptare është tërësisht e çorientuar. Momenti që të humb interesi kombëtar nuk di të vlerësosh politikën e jashtme”, u shpreh deputeti demokrat.

Të fundit