Flash News

KRYESORE

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Berisha: Arritje historike për kombin shqiptar, t'i shprehim mirënjohje Trumpit

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Berisha: Arritje historike për kombin

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ka ardhur një reagim dhe nga ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e konsideron marrëveshjen  një arritje historike për Kosovën dhe kombin shqiptar dhe një sukses të padiskutueshëm të diplomacise së SHBA-së dhe personalisht e presidentit Donald Trump.

Reagimi i plotë:

Nje dite historike per Kosoven dhe kombin shqiptar!

Miq, sot pasdite u firmos ne Washington ne Shtepine e Bardhe nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti marreveshja per normalizimin e marredhenieve ekonomike te Kosoves me Serbine.

Kjo marreveshje eshte nje arritje historike per Kosoven dhe kombin shqiptar dhe nje sukses i padiskutueshem i diplomacise se SHBA dhe personalisht e presidentit Donald Trump dhe perfaqesuesve te tij.

Marreveshja do shenoje nje kthese te madhe ne marredheniet dhe bashkepunimin ekonomik midis Kosoves dhe Serbise por edhe ne bashkepunimin dhe stabilitetin rajonal.

Me kete rast le te urojme ne perzemersisht qeverine dhe popullin e Kosoves dhe te shprehim mirenjohjen tone me te thelle SHBA dhe presidentit Donald Trump per rolin e tyre percakues ne arritjen e kesaj marreveshje historike. sb

Të fundit