Flash News

KRYESORE

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Haradinaj: Nuk bëhet fjalë! S'do lejojmë të preken kufijtë

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Haradinaj: Nuk bëhet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në Opinion, ka deklaruar se nuk do pranohet një marrëveshje me Serbinë për korrigjim të kufijve.

Fevziu: Z.Vuçiç në fjalimin e tij në Mitrovicë, më krijoi idenë sikur paralajmëron një marrëveshje me Kosovën.

Haradinaj: Ne e respektojmë vlerat e serbëve të Kosovës. Përkundër të kaluarës tonë tragjike. Ne nuk do shkojmë tek zgjidhja deri tek korrigjimet në territor. Ne nuk e hapin të kaluarën tonë. Nuk ka kthim pas, edhe vendet që nuk na njohin, vitin që vjen, këto vende do të na njohin. Ne do të luftojmë për tu bërë anëtarë të NATO-s. Kufiri nuk do ndryshojë. Ne nuk do të lejojmë të preken kufijtë tanë.

Ndërsa i pyetur për deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, i cili u shpreh po marrëveshjes për shkëmbimit të territoreve, Haradinaj tha, “Të gjitha këto që kanë ndodhur, nuk më lejojnë të mendoj se presidenti Thaçi e ka menduar si një projekt serioz. Unë mendoj se është një taktikë politike e tij”.

Të fundit