Flash News

KRYESORE

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Ivanka Trump: Progres historik, u zgjidh një konflikt prej dekadash

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Ivanka Trump: Progres historik, u zgjidh
Lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë ka ardhur një reagim dhe nga Ivanka Trump, e vija e presidentit amerikan Donald Trump dhe njëkohësisht këshilltarja e tij.   Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka përshëndetur arritjen e Marrëveshjes së nënshkruar sot në Washington mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një postimi në Twitter, Ivanka Trump ka uruar presidentin e SHBA-ve dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë marrëveshje historike që sipas saj dhanë ndihmën për zgjidhjen e një konflikti prej dekadash. ”Urime Donald Trump, Richard Grenell, Robert Obrien dhe Jared Kushner për progresin e sotëm historik – normalizimin e lidhjeve ekonomike mes Kosovës e Serbisë, dhe ndihmën për zgjidhjen e një konflikti prej dekadash në Europën Lindore” - shkruan Ivanka Trump, Twitter.

Të fundit