Flash News

KRYESORE

Marrëveshja Kosovë-Serbi në SHBA, Fuga: Linja hekurudhore Nish-Durrës, elementi kyç në këtë pakt

Marrëveshja Kosovë-Serbi në SHBA, Fuga: Linja hekurudhore

Lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, ku prezent ishte edhe presidenti Donald Trump, ka reaguar dhe akademiku Artan Fuga, i cili shprehet se elementi më kyç i kësaj marrëveshje ishte perspektiva e një lidhjeje hekurudhore Nish-Durrës.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Fuga ka bërë një analizë teksa thekson se kjo marrëveshje do të kishte rëndësi ekonomike, territoriale, gjeopolitike, gjeostrategjike, turistike dhe kulturore nëse realizohet.

Më tej ai shton se historia e njohjes të Kosovës nga Serbia është tjetër çështje, ku sipas tij, këtë e përcaktojnë aq shumë rrethana saqë mund të arsyetohet vetëm probabilisht dhe aspak sikurse arsyetojnë disa sipas planifikimit socialist pesëvjeçar për mbjelljen dhe vjeljen e duhanit.

Postimi i plotë:

Mua më duket se perspektiva e një lidhjeje hekurudhore Nish – Durrës ishte elementi më kyç në marrëveshjen e firmosur.

Nëse realizohet, kur të realizohet, sa do të realizohet ka një kuptim thelbësor për transportin e mallrave, udhëtarëve, kulturave, armëve, trupave ushtarake, makinerive, turistëve nga Evropa Qendrore në Adriatik dhe nga Durrësi në thellësi drejt Hungarisë dhe më tej !

Pra ka rëndësi ekonomike, territoriale, gjeopolitike, gjeostrategjike, turistike, kulturore!

Pastaj historia e njohjes të Kosovës nga Serbia është tjetër çështje fare. Këtë e përcaktojnë aq shumë rrethana saqë mund të arsyetohet vetëm probabilisht dhe aspak sikurse arsyetojnë disa sipas planifikimit socialist pesëvjeçar për mbjelljen dhe vjeljen e duhanit!

Shoh të rinjtë shqiptarë që në atë kohë me 50 euro në xhep do të shkojnë për të parë bashkë me klasën mrekullitë e Evropës, qytetet e vjetra gjermane, ëmbëlsinë e zonës rurale austriake, kishat dhe fshatrat hungareze, qytetet e bollshme polake, malet Karpate, të dalin në Bjellorusi në parqet pyjore madhështore natyrore, dhe do të kuptojnë sa e madhe, sa e mrekullueshme, sa tërheqëse, sa krejt tjetër nga çfarë dinë ata është Europa!

Me një çantë në krah!

Hajde t’i gënjejë njeri pastaj me pallavra propagandistike! Jo ne kështu, jo ne ashtu ! Do iu duken qytetet dhe fshatrat ku jetojnë si realitete që duhen transformuar nga e para!

Të fundit