Flash News

KRYESORE

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Trump: Pakt historik! O'Brien: Rrugë për një zgjidhje politike në të ardhmen

Marrëveshja ekonomike e arritur midis Kosovës dhe Serbisë është konsideruar si një pak historik, e cila shkrinë akujt e krijuara mes dy vendeve me një të kaluar të vështirë historike.

Në fjalën e tij pak para nënshkrimit të dokumentit, presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se marrëveshja historike do të sjellë zhvillim ekonomik për të dy vendet. Ndërkaq, nuk ka kursyer as lëvdatat ndaj Hotit dhe Vuçiç, të cilët i ka cilësuar si dy drejtues të mëdhenj shteti.

“Pres me padyshim që Kosova dhe Serbia të arrijnë progres në çështjet ekonomike. Jemi krenar për këta dy drejtues të mëdhenj. Kjo është një marrëveshje historike. Dua t’ju falënderoj të dyve”, ka thënë Trump, duke ftuar Hotin dhe Vuçiç të firmosin.

Pas firmosje së letrave të paktit, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, se marrëveshja mbi zgjerimin e lidhjeve ekonomike mund të hapë rrugën për zgjidhje politike në të ardhmen.

E gjitha kjo sot ka qenë për lidhjet ekonomike. Ky është një hap i parë dhe është një hap fantastik që dy vendet kanë ndërmarrë. Kjo sepse teksa marrdhëniet ekonomike normalizohen, hapja e kufijve në vendkalimet për investime dhe njohja e ndërsjellë e diplomave dhe licencave që një dentist që është trajnuar në Kosovë të mund të punojë edhe në Kosovë. Janë hapa të mahnitshëm!”, u shpreh O’Brien.

Mendoj se të gjithë e dinë që kemi qenë të bllokuar në çështjet politike, po tashmë le ta nisim duke rregulluar njëherë çështjet ekonomike. Kjo nuk e zëvendëson procesin politik, por mendoj se gjatë këtij viti do të shohim rritje të vendeve të puynës në rajon dhe më pas pas një viti do të shohim se si do të shkoj edhe ana politike”, theksoi më tej ai.

[caption id="attachment_411186" align="alignleft" width="768"] Marreveshja ekonomike e firmosur mes Kosovës dhe Serbisë[/caption]

[caption id="attachment_411182" align="alignleft" width="763"] Kopje e dokumentit të marrëveshjes e firmosur nga Hoti[/caption]

 

Të fundit