Flash News

KRYESORE

Marrëveshja Marku-Xhafaj, reagon Vasili:  Është si Aluizni për të legalizuar dy drejtësi

Marrëveshja Marku-Xhafaj, reagon Vasili:  Është si Aluizni

Pas marrëveshjes së sotme mes kryeprokurores Arta Marku dhe Ministrit të Drejtësisë Fatmir Xhafaj, për grupet kriminale, ka reaguar Petrit Vasili.

Sipas Vasilit, marrëveshja Marku-Xhafaj është si Aluizni i drejtësisë për të legalizuar dy drejtësi: 'një drejtësi të padënushmërisë për kryeministrin dhe një drejtësi per shqiptaret e thjeshtë'.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Marreveshja Marku –Xhafaj, legalizimi i faljes se Rames me FB, mosarrestimit te Tahirit, i mosarrestimit te ministres qe ekstradon trafikantin.

Prokuroria mbyll skandalin e Edi Rames i akuzuar se i beri thirrje policise qe te bente fushate elektorale per PS,e mbyll se sipas saj mjafton qe Edi Rama kerkon falje ne facebook.

Edi Rama ndalon arrestimin e Tahirit me nje mal me prova dhe prokuroria rri e veshtron.

Ministrja e drejtesise dhunon ligjin dhe shperdoron detyren dhe ekstradon trafikantin dhe prokuroria nuk leviz gishtin.

Po kjo prokurori me keq e me zi se sigurimi i shtetit arreston te madh e te vogel edhe per dyshime te paqena.

Marreveshja e Arta Markut me Fatmir Xhafen eshte si Aluizni i drejtesise per te legalizuar DY DREJTESI:NJE DREJTESI TE PADENUSHMERISE PER KRYEMINISTRIN DHE NJE DREJTESI PER SHQIPTARET E THJESHTE.

Të fundit