Flash News

KRYESORE

Marrëveshja me Greqinë, Rama konfirmon lajmin e publikuar nga Politiko: Ka një shqetësim

Marrëveshja me Greqinë, Rama konfirmon lajmin e publikuar nga

Kryeminsitri Edi Rama ka konfirmuar lajmin e raportuar ditën e sotme nga Politiko.al se në tryezën e krerëve më të lartë të shtetit (Presidentit, kryeministrit) ka mbërritur një letër nga një anëtar i delegacionit shqiptar që ka marrë pjesë në negociatat për përcaktimin e kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë, ku i kërkon palës shqiptare që mos e pranojnë marrëveshjen e arritur mes dy vendeve.

Në emsionin ‘Real Story’ në ‘Vizion Plus’, Rama ka pranuar se në zyrën e tij ka mbërritur një letër e tillë.

“Nuk e mohoj. Ka një shqetësim të ngritur. Keni parasysh që në një grup negociatorësh me 12 a 15 veta nuk është e thënë që të ketë konsensus nga të gjtihë për gjithëçka”, u shpreh Rama.

Në letrën në fjalë, anëtari thotë se marrëveshja nuk mund të ratifikohet pa pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Anëtari në fjalë shprehet kundër, pasi sipas tij marrëveshja dëmton interesat e Shqipërisë.

Të fundit