Flash News

KRYESORE

Marrëveshja me Kosovën, Brnabiç: Shkëmbimi i territoreve nuk mjafton

Marrëveshja me Kosovën, Brnabiç: Shkëmbimi i territoreve

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se me Kosovën janë larg nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqësore, pavarësisht gatishmërisë për të diskutuar një shkëmbim të mundshëm.

Shefja e qeverisë serbe u shpreh se ndryshimi i kufijve është vetëm një pjesë e një zgjidhjeje të mundshme përfundimtare.

“Nuk mund të thoni se 10 vjet më parë ishin të gatshëm për ndryshim kufijsh, kurse sot nuk mund të flasim për ndryshimin e kufijve. Zgjidhja përfundimtare, në qoftë se arrihet, duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ajo duhet të përfshijë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, bashkëpunimin ekonomik, bashkëpunim afatgjatë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, mësimin e gjuhës dhe trashëgiminë kulturore, kishat dhe manastiret”, ka thënë ajo në një intervistë për gazetën britanike “Financial Times”.

 

Të fundit