Flash News

KRYESORE

Marrëveshja me Kosovën, presidenti serb: Koha e vdekjeve ka kaluar

Marrëveshja me Kosovën, presidenti serb: Koha e vdekjeve ka kaluar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se është e domosdoshme që serbët ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre historike, duke thënë se fakti që nuk iu kundërvihet shqiptarëve dhe të tjerëve me fjalë të forta, kjo nuk paraqet dobësinë e tyre.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç në bisedë me qytetarët në Varvarin, në afërsi të Veliko Drenovo të Dobrica Qosiçit, autorit të trilogjisë “Koha e vdekjes”, përçoi mesazhin se dëshiron të besojë se koha e vdekjeve ka kaluar, dhe ka ardhur koha e jetës së fëmijëve tanë.

Ai rikujtoi se në vitet ’90, për shkak të luftrave njerëzit janë shpërngulur nga Serbia dhe tani vendi duhet të mbrohet.

Të fundit