Flash News

KRYESORE

Marrëveshja me Serbinë, eksperti amerikan: Grenell hoqi dorë nga njohja e Kosovës

Marrëveshja me Serbinë, eksperti amerikan: Grenell hoqi dorë nga

Eksperti amerikan për Ballkanin, Edward P. Joseph është shprehur për Deutsche Wellen kritik ndaj qasjes aktuale amerikane të konfliktit Kosovë-Serbi të fokusuar tek ekonomia dhe jo tek njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas ekspertit, Grenell hoqi dorë nga çdo përpjekje serioze për të zgjidhur konfliktin politik mes dy vendeve ballkanike.

“Kjo as nuk është akuzë vetëm e imja. Ai ka thënë në intervistat e fundit se "ne nuk do të adresojmë çështjet politike, ne vetëm do të trajtojmë vetëm çështjet ekonomike.” Dhe kjo është tërheqje.

Sic e kam thënë edhe në artikullin tim, negociatorët amerikane kanë gati një besim religjioz në pushtetin e ekonomisë, si e sheh po ashtu Grenell, se ekonomia ndryshon dinamikën. Arsyeja pse them religjioz është se njerëzit duhet të besojnë në gjëra, për të cilat nuk ka asnjë evidencë. Kur merremi me çështjet e politikës, ne përpiqemi të përdorim evidencën empirike.

Nëse shikoni tek Ballkani, ju nuk evidencë për këtë teori. Kështu [Grenell dhe SHBA] hoqën dorë nga adresimi i një sfide të fortë, e cila është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë. Deri sa të zgjidhësh këtë, nuk do të keni shumë progres ekonomik. Kjo është arsyeja pse gjërat janë keq - Kosovës i është mohuar legjitimiteti ndërkombëtar. Ata nuk e kanë të mundur të procedojnë në rrugën më të mirë të reformave të krijuar ndonjëherë, që është procesi i integrimit në BE.

Ata kanë ngecur në këtë gjendje të pezull dhe kjo është shumë e pashëndetshme. Kjo është keq për Europën, dhe keq për Gjermaninë të ketë një shtet të tillë kaq pranë. Një arsye tjetër pse duhet kritikuar Grenell: Ai mori koncesione nga një shtet më i dobët si Kosova, me qëllim që të zbusë një shtet më të fortë, Serbinë. Kjo është shumë e pashëndetshme ta bësh dhe budallallëk”, u shpreh Edward P. Joseph.

Të fundit