Flash News

KRYESORE

Marrëveshja me Serbinë, përplasje brenda delegacionit kosovar në SHBA; paralajmëron Haradinaj: Nëse Hoti e nënshkruan, tërhiqemi nga qeveria

Marrëveshja me Serbinë, përplasje brenda delegacionit kosovar

Mediat kosovare rapotojnë për një dorëheqje të Haradinajt dhe ministrave të AAK nga qeveria, nëse nënshkruhet sot një marrëveshje në Uashington.

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, kërkon të mos nënshkruhet marrëveshja për të cilën Hoti ka rënë dakord me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit të djeshëm, të ndërmjetësuar nga amerikanët.

Haradinaj pak më parë paralajmëroi Hotin që mos nënshkruajë marrëveshjen kur përfshihet Liqeni i Ujmanit, ose nuk do të bashkëpunonin më.

Duket se ish- kryeministri nuk do të tolerojë këtë fakt dhe do të largohet, si dhe do të tërheqë edhe dy ministrat Selim Selimi si dhe Mimoza Haradinaj- Stublla nga qeveria.

Pak orë para nënshkrimit të marrëveshjes, ka përplasje mes kryeministrit Hoti dhe të dërguarve të Haradinajt, pasi ai nuk po pajtohet me marrëveshjen.

“Ujmani është një liqe që ka 9,2 kilometra në territorin e Kosovës, dhe ka 2,7 në territorin e Serbisë. Pra, është një kufi ujor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe një hidrocentral në brendi të Kosovës. Ne nuk e vlerësojmë që duhet të jetë në një marrëveshje trelaterale ku është edhe Serbia palë e ardhmja e Ujmanit. Jemi të hapur me Departamentin e Energjisë të Amerikës për të ardhmen e Ujmanit, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku edhe Serbia është palë, lidhur me të ardhmen e Ujmanit”, është shprehur në një intervistë për REL Haradinaj.

Ai madje e ka paralajmëruar pak më parë se po rrezikohet qëndrueshmëria e koalicionit nga pranimi i një marrëveshje tripalëshe, që e përfshin edhe Ujmanin.

“Kjo do të ketë ndikim të madh në të gjitha marrëdhëniet që kemi politike sepse AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje dhe në çfarëdo forme, që të ndihmojë në një marrëveshje ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, vijoi më tej Haradinaj.

Të fundit