Flash News

KRYESORE

Marrëveshja mes Xhafaj dhe Minniti, çfarë mundësohet prej saj

Marrëveshja mes Xhafaj dhe Minniti, çfarë mundësohet prej

 Është nënshkruar sot protokolli “Mbi  forcimin e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit dhe trafikimit të qenieve njerëzore” mes Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe homologut të tij italian Marco Minniti.

 Me anë të kësaj marrëveshje është konfirmuar vullneti për të zhvilluar nismat dypalëshe, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë së brendshme të dy vendeve dhe të forcojnë bashkëpunimin policor, për parandalimin e terrorizmit ndërkombëtar, trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimeve të lidhura me të.

Sipas Protokollit, nga kjo marrëveshje mundësohet që  dy policitë do të shkëmbejnë informacione dhe kryejnë operacione të përbashkëta me qëllime parandaluese, për të identifikuar subjektet e dyshuara për kryerjen e aktiviteteve kriminale.

Të fundit