Flash News

KRYESORE

Marrëveshja PD-PS, flet Shpëtim Idrizi: Çfarë i thash Ramës para takimit me Bashën

Marrëveshja PD-PS, flet Shpëtim Idrizi: Çfarë i thash

Marrëveshja Rama-Basha i dha fund krizës politike dhe një kthesë të madhe qeverisjes në vend. Siç duket protesta e “ Çadrës së Lirisë” përballë kryeministrisë nuk ka qenë shqetësim vetëm për partitë e mëdha por edhe për ato të vogla.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi zbuloi sot nga “Vila24” se para takimit Basha- Rama i ka thënë këtij të fundit se nuk duan asgjë tjetër vetëm të ketë një marrveshje mes PS dhe PD.

“Besoj që deri para 2-3 muajsh njëri do thyente xhama dhe ishim ne që stimuluam Presidentin e Republikës që gjysma të mos përfaqësohej nëpër çadra. Në një moment Rama ka thënë që do takojë Bashën vetëm dhe i kam thënë nuk dua as buk as ujë vetëm të merreni vesh. Lajm i mirë është që shqiptarët do hyjnë në zgjedhje. Por, tani janë dy palë që dalin para shqiptarëvedhe bëjnë një qeveri një muaj para zgjedhjeve” tha Idrizi.

Të fundit