Flash News

KRYESORE

Marrëveshja për Brexit, dorëhiqet një tjetër ministre brenda pak orësh

Marrëveshja për Brexit, dorëhiqet një tjetër ministre

Esther McVey, Sekretare për Punën dhe Pensionet, ka dhënë sot dorëheqjen pas prezantimit të draft-marrëveshjes së arritur midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian për ‘Brexit’. McVey është anëtarja e dytë e qeverisë britanike që dorëhiqet brenda pak orës, pas largimit të Dominic Raab, Sekretar për Brexit.

“Marrëveshja që ju prezantuat përpara kabinetit nuk nderon rezultatin e referendumit”, thuhet në letrën që McVey i ka dorëzuar kryeministres Theresa May.

Dokumenti i ‘divorcit’ Britani-BE përmban 585 faqe dhe në Parlament ka nisur diskutimi. May e ka mbrojtur marrëveshjen e pa nënshkruar ende, se mbron interesat e brianikëve.

“Unë nuk pretendoj se ka qenë një proces i lehtë, por deputetët duhet të mbështetin interesat kombëtare”, ka deklaruar May.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar edhe për dorëheqjen e mundshme të dy ministrave të tjerë, por deri më tani ky lajm nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Të fundit