Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Marrëveshja për detin, Nazarko: Greqia do shfrytëzojë votën e saj në BE për negociatat e Shqipërisë
Analisti Mentor Nazarko është shprehur së fundmi se Greqia po tenton një marrëveshje të re deti me Shqipërinë, duke shfrytëzuar negociatat e saj me BE.
Në një intervistë për rubrikën "Opinion", Nazarkos, ka thekson se ky është shansi i fundit për Greqinë që të bëjë një marrëveshje dhe këtë do e kryejë duke ushtruar presionin e votës së saj në BE, madje për këtë dyshohet se do të jetë edhe shpejt vizita në Tiranë e ministrit të jashtëm grek.
Më tej analisti ka shtuar se e sheh të vështirë një marrëveshje Shqipëri-Greqi për detin, për shkak se në Greqi qeveris e djathta, ndërkohë Shqipëria nuk është më ajo e 11 viteve më parë, por është më e fuqishme ndërkombëtarisht.
”Pikë së pari është konteksti ndërkombëtar, ballkanik dhe kombëtar që e ndez këtë debat. Konflikti Greqi- Turqi për delimitimin e shelfit kontinental dhe zonave ekonomike ekskluzive në Mesdheun Lindor jo thjesht midis dy vendeve, është në pikun e vet, jo thjesht për shkak të një padrejtësie historike të pas Luftës së parë botërore, por për arsye ekonomikke- shtresave të gazit në atë zonë.. Greqia ka hedhur një hap pozitiv, për ta rishikuar marrëveshjen me Shqipërinë, që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, ndonëse mund të insistonte në marrëveshjen e vjetër.
Është e qartë pra që kjo marrëveshje nuk është interes i dy shteteve, por përfaqëson edhe interes rajonal dhe global. Janë këto interesa që supozoj se ndikojnë në mos arritjen e shpejtë të saj.
Ka dhe kontekst të brendshëm që e defavorizon. Së pari, supozoj se ka mungesë harmonie brenda grupit negociator për shkak të insistimit të Presidentit që të përfaqësonte edhe interesat e tij brenda këtij grupi, edhe sipas rekomandimit të Gjykatës Kushtetuese. Është sensi i fajit i negociatorëve të kaluar, politikë dhe jo, që ndikon në benzinën shtesë që po i hidhet zjarrit të polemikës në një klimë paditurie të përgjithshme për një çështje specifike si kjo: disa aktorë politike që kanë negociuar marrëveshjen e vjetër, marrin topin e fajit dhe ua hedhin qeverisë sot.
Nëse do të arsyetonim në terma neutralë, Greqia ishte brenda të drejtës të insistonte në marrëveshjen e vjetër, më e favorshme për të, pavarësisht se Gjykata jonë Kushtetuese e hodhi poshtë. Ai ishte një Pakt që u negociua, nga një palë shqiptare që kishte pothuajse atributet e plota, por nuk kishte me vete Presidentin. Ajo marrëveshje u hodh në koshin e historisë fatmirësisht dhe Greqia u bë e arsyeshme dhe vendosi ta rishikonte. Sa? Si? Sot jemi në një kohë tjetër, pra në një qeveri tjetër. Shqipëria e sotme ndërkombëtarisht është më fuqishme se ajo e 2009. Në këtë kuptim ka më shumë argumenta dhe karta për të negociuar një marrëveshje sa më të drejtë, si përshembull pozita ndërkombëtare më e fortë që vjen prej përkatësisë së konsoliduar në NATO, marrëdhëniet e shkëlqyera me Turqinë, etj. Kur sot Shqipëria është më e fortë, marrëveshja bëhet më e vështirë.
Po referohem aspektit, kohor ndaj le të bëjmë një shikim retrospektiv të dy kohëve. Nëse i referohemi qasjes që ka patur më parë Shqipëria, kur ministër i jashtëm ishte Bushati, u zgjodh trajtimi në një shportë i gjitha problemeve, qasje ambicioze, dhe që nënkuptonte më shumë hapësirë për transaksione: u zgjodh përfshirja në një shportë qoftë e ligjit të luftës, pronave në Greqi, marrëveshjes së detit, dhe pensionet, varrezat e ushtarëve grekë, apo çështje të tjera që janë moderne. Ajo qasje ambicioze, qëllimmirë, megjithatë nuk ishte shumë e drejtë, sepse komplikonte dhe fuste në lojë shumë probleme njëherësh, në trenin e vështirësive.. Ndërkohë e vërteta është që duhet të pranojmë se në 20 vitet e fundit, qeveria e mëparshme e Syriza, me kryeministër Cipras ka qenë më e mira përballë nesh, me të cilën mund të bëhej një marrëveshje më e drejta e mundshme. Marrëveshjet janë funksion i palës që ke përballë, i kohës, i koniunkturës. Ajo ishte një qeveri e cila kishte maksimumin e disponibilitetit për të qenë e hapur për të zgjidhur tërë problematikat e shportës; Greqia ishte në mes të një krize ekonomike dhe financiare dhe donte të lirohej nga përgjegjësitë e vjetra. Por zhvillimet tona të brendshme, protestat e grupeve të caktuara, përplasjet Kryeminisër- President e bënë të pamundur arritjen e marrëveshjes së Detit, apo të zgjidhjes së krejt problematikës së shportës, e cila do të çonte në një Traktat të ri miqësie.
Sot jemi në një kohë tjetër. Greqia është më e fortë. Ndonëse përflitet për marrëdhënie të mirë ndërpersonale mes Ramës dhe Micotaqisit, dyshoj se e djathta greke është çliruar tërësisht nga konceptet e saj të prapambetura, nga axhenda e vjetër historike e fetare përkundrejt Shqipërisë. Të gjitha këto e bëjnë më të vështirë një marrëveshje për detin. Ndërkohë marrëdhënia e shkëlqyer personale Rama Erdoan ndikon marrëveshjen. Mund të kemi gjitha kritikat për demokracinë në Turqi, por marrëdhënia preferenciale me Turqinë e ka forcuar pozitën negociatore të Shqipërisë. Jo thjesht përkundrejt një fqinji të domosdoshëm si Greqia, por edhe në rrafshin ndërkombëtar.
Polemika për të ashtuquajturin 12 milje është një stuhi në gotë, e frymëzuar nga kompleksi i fajit i zotit Berisha- sepse Basha, po hesht, dhe nuk ka kurrfarë rrezikimi të Shqipërisë. Problematike mund të jetë ekzistenca e dy ishujve të vegjël: ishujt Erikusa dhe Othonoi mund ta komplikojnë pozitën e Shqipërisë, duke patur parasysh dinjitetin apo privilegjet që i kanë dhënë atyre pala italiane. Po me ne? Palët vendosin të peshojnë privilegjet që u jepet këtyre ishujve në raport me tokën kontinentale, për rastin në fjalë me Shqipërinë. Por sot s’kemi ende një marrëveshje. Kam dëgjuar një version, që sipërfaqja që do i jepej Shqipërisë në raport me Greqinë do ishte 54- 46. Sipas jurisprudencës së Gjykatës së detrave, çdo lloj marrëveshje që e kalon balancën midis dy vendeve- njeri me bregdet kontinental dhe tjetri ishuj të vegjël,në favor të vendit që ka tokë kontinentale është e drejtë, por kjo është me të dëgjuar.
Shqipëria sot nuk është ajo e 2009. Ka ndërkohë një kleçkë kontekstuale që duhet përmendur. Greqia me gjasë do përpiqet të shfrytëzojë faktin që Shqipëria do të çelë negociatat brenda Presidencës gjermane të BE, pra dhjetorit 2020 Pritet në shtator një raport i BE, e më pas Këshilli Europian të vendosë për thirrjen e Komitetit ndërministror- hapi i parë i negociatave BE-Shqipëri. Kjo stinë ngjan se është momenti i fundit për Greqinë, të kushtëzojë negociatat për Shqipërinë me marrëveshjen e detit. Prandaj besoj është parashikuar edhe një vizitë e ministrit të jashtëm grek Dendias, jurist i të drejtës detare, në javët e ardhshme”, tha Nazarko.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38