Flash News

KRYESORE

Marrëveshja për reformën zgjedhore, Lela: Armëpushim i një lufte të çuditshme që duket i pavërtetë

Marrëveshja për reformën zgjedhore, Lela: Armëpushim i

Alfred Lela, drejtues i Politiko.al, e sheh me skepticizëm uljen në tryezë të opozitës me maxhorancën për reformën zgjedhore.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News 24’, Lela arsyetoi se marrëveshja i ngjan një armëpushimi që duket jo real.

Ai shtoi nga marrëveshja, të fituar duket se janë dy personazhet Rama dhe Basha.

“Shqipëria nuk shpëtoi për katër muaj dashurie të zjarrtë. Ja kam frikën se mund të jetë një armëpushim i vërtetë. Të mos bëjmë sikur kjo që ndodhi shpëtoi Shqipërinë e dashuria tani s’ka fund.

Më sjell në mendje batutën e zonjës së Beratit kur tha vetëm ju mos ziheni e të jeni mirë. Të fituarit në këtë rast duket se janë dy personazhe dhe janë Rama e Basha”, tha Lela.

Të fundit