Flash News

KRYESORE

Marrëveshja për Zgjedhoren, OSBE thërret sot në takim anëtarët e Këshillit Politik

Marrëveshja për Zgjedhoren, OSBE thërret sot në takim

Këshilli Politik do të mblidhet sot me kërkesë të OSBE në Tiranë. Mbledhja do të mbahet në orën 19:30 dhe mësohet se opozita konfirmon pjesëmarrjen e saj me dy anëtarët Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin. Mësohet se në selinë blu ditën e sotme ka pasur takime të njëpasnjëshme. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi zhvilluan një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Pas takimit që ka pasur me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, në selinë blu ka "zbarkuar" Petrit Vasili.

Ndërkohë pritet përgjigjjja e maxhorancës në lidhje me takimin e thirrur nga OSBE.

Ende nuk ka një konsensus të plotë për Reformën Zgjedhore.

Të fundit