Flash News

KRYESORE

Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’, Rama: Bëmë çdo gjë siç deshte Luli, por prapë do ankohet pasi ne të fitojmë

Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’, Rama: Bëmë

Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja e arritur për reformën zgjedhore mes palëve nuk reformon asgjë nga sistemi i administrimit të zgjedhjeve, por se ajo u bë që opozita të merrte pjesë në to.

Rama tha se çdo gjë është bërë çdo gjë siç donte Lulzim Basha, në mënyrë që të mos ketë llafe pas zgjedhjeve.

Gjithashtu, Rama vuri theksin se PS do të fitojë sërish zgjedhjet, e kështu që llafe nga ana e opozitës do të ketë sërish.

 “Ne e bëmë marrëveshjen, dakordësinë siç donte Luli. I thamë hë si e do, si e do vetëm aman mos të kemi llafe. Llafe prapë do të ketë, e di unë, sepse ne do të fitojmë dhe ata do të humbasin, si gjithmonë. Dhe llafet do jenë prapë, jo kështu jo ashtu. Ne duam që marrëveshjen ta votojmë, do ta çojmë në parlament, dhe presim ta votojmë, por do respektojmë dhe opozitarët në parlament, do t’i dëgjojmë, do të shikojmë, dhe do të jemi konstruktiv, besoj se është e mira që të gjithë ne të kalojmë në një stad tjetër maturimi, nuk kemi pse bëjmë një marrëveshje për të ndejtur kështu siç jemi, nëpër ambasada. Vetëm një gjë kam në fund, aman ju lutem kur flisni për deputetët që janë në parlament, ata janë të Lulzim Bashës dhe Kryemadhit, të mos kemi llafe. Kush i sheh si persona që vijnë nga rrugë të tjera, ka harruar historinë shumë të shkurtër”, tha Rama.

Të fundit