Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Marrëveshja Prishtinë-Beograd mund të vendosë zgjedhjet amerikane
nga Fron Nahzi
Shtetet e Bashkuara e përshëndetën marrëveshjen ekonomike të 4 shtatorit midis Kosovës dhe Serbisë si një marrëveshje historike që do të çojë në bashkëpunim dhe paqe më të gjerë. Por ajo kishte pamjen, ndjesinë dhe qëllimin e një ngjarjeje fushate.
Zyra Ovale atë ditë dukej si një skenë nga ish-shfaqja televizive e Trump The Apprentice. Garuesit finalë, Presidenti serb Aleksander Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti, të ulur me rregull, u duartrokitën si udhëheqës me vështrim përpara, u vlerësuan me fotografi dhe u dërguan në shtëpi me premtime për kredi për ndërtimin e hekurudhave dhe rrugëve.
Ndërsa marrëveshja mund të nxisë Kosovën dhe Serbinë përgjatë rrugës së gjatë drejt lidhjeve të normalizuara, qëllimi kryesor u bë i qartë pasi Trump dhe spin doktorët e tij e paketuan menjëherë marrëveshjen për t'i shërbyer fushatës së tij të rizgjedhjes.
Ndërsa boja ishte ende duke u tharë, Presidenti i ShBA e shiti atë si një fitore jo për Serbinë dhe Kosovën, por për Izraelin dhe fqinjët e tij arabë.
"Një ditë tjetër e shkëlqyer për paqen me Lindjen e Mesme - Izraeli dhe Kosova me shumicë myslimane kanë rënë dakord të normalizojnë lidhjet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike," shpalli ai në Tëitter. "Bravo! Më shumë kombe islamike dhe arabe do të pasojnë".
Tëeet-i mbështetet në njohjen e Izraelit nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fund të gushtit dhe krijon perceptimin se Kosova është diku në Lindjen e Mesme dhe e identifikon veten si një shtet mysliman.
Shumica e amerikanëve nuk e dinë se ku ndodhen Kosova dhe Serbia, aq më pak çështjet që i ndajnë ato. Por audienca e synuar është një nën-seksion i votuesve në shtetet e luhatura; përkatësisht, komunitetet hebraike në Florida dhe Pensilvani dhe shqiptarët etnikë që jetojnë në Michigan.
Sipas një sondazhi të fundit të CNBC / Change Research, Presidenti Trump aktualisht po ndjek rivalin e tij Demokrat Joe Biden me 46 deri 49 përqind në Florida, 46 deri 50 përqind në Pensilvani dhe 43 deri 49 përqind në Miçigan.
Komuniteti hebre në ShBA ka votuar tradicionalisht demokratët, por politika e jashtme ndaj Izraelit mbetet një shqetësim kryesor. Trump shpreson që njohja e Izraelit nga një tjetër vend i ashtuquajtur mysliman - Kosova - do të bindë mjaft votues hebrenj për t'i dhënë atij një hov kritik. Në 2016, Trump fitoi Pensilvaninë me një diferencë prej 0.72 përqind dhe Floridën me 1.2 përqind.
Në Michigan, të cilin Trump fitoi në 2016 me 10,704 vota, udhëheqësit e komunitetit etnik shqiptar me lidhje me Kosovën pretendojnë se kanë afërsisht 32,000 votues të regjistruar, përfshirë pronarë të bizneseve të vogla me prirje drejt Partisë Republikane që i japin rëndësi të madhe statusit dhe fatit të Kosovës.
Nënpresidenti Pence dhe udhëheqës të tjerë të lartë të qeverisë u takuan në maj me një grup të quajtur Shqiptaro-Amerikanët e Michigan-it për Trumpin dhe i siguroi ata se ShBA do të marrë parasysh shqetësimet e tyre, veçanërisht në lidhje me ndarjen e Kosovës, në çdo marrëveshje përfundimtare Serbi-Kosovë.
Me çështjen e ndarjes të lënë mënjanë, dhe premtimin e ndihmës ekonomike shumë të nevojshme për Kosovën të përfshirë, Trump shpreson që mjaft votues shqiptaro-amerikanë të binden që ta kthejnë Michigan përsëri të kuq (Republikan).
Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Trump janë kredencialet e tij të diskutueshme të politikës së jashtme dhe pretendimi i tij për të qenë një negociator i shkëlqyeshëm. Marrëdhëniet midis ShBA dhe Europës kanë shkuar nga e keqja në më të keqe dhe Trump ka shprehur përbuzje për europianët. Ai nxori ShBA nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimin e klimës dhe e quajti G7 dhe të vjetëruar dhe NATO "të harruar".
Marrëveshja Serbi-Kosovë e ndihmon Trumpin të argumentojë se ai bëri përparim atje ku Europa dështoi dhe hoqi një rrëmujë që demokrati Bill Clinton la pas pasi NATO ndërhyri në Kosovë 21 vjet më parë.
Rajoni i Ballkanit është i brishtë dhe një numër vendesh janë një palë zgjedhje larg të kthyerit në shtete të kapura. Ndërsa pjesë e zgjidhjes për të forcuar demokracinë është që Bashkimi Europian të shpejtojë procesin e pranimit, është e dyshimtë që kjo do të ndodhë duke pasur parasysh ndarjet dhe trazirat aktuale të brendshme të BE. Angazhimi i SHBA është thelbësor për të promovuar stabilitetin dhe për të siguruar mbështetje.
Trump bëri një hap dhe u angazhua përsëri - por thjesht me kushtet e tij. Ai shkroi skenarin, përzgjodhi aktorët dhe drejtoi shfaqjen për të promovuar qëllimet e tij politike – më shumë se sa për të siguruar një rajon më demokratik dhe të qëndrueshëm të Ballkanit.
*Fron Nahzi është Drejtori i Lartë i Zhvillimit Global në Institutin McCain për Lidershipin Ndërkombëtar në Universitetin Shtetëror të Arizonës.
**Përkthimi: Politiko.al. Marrë nga balkaninsight.
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56