Flash News

KRYESORE

Marrëveshja PS-PD i hap rrugën vetingut: Ngritja e institucioneve zgjat 50 ditë

Marrëveshja PS-PD i hap rrugën vetingut: Ngritja e institucioneve

Në kuadër të reformës në drejtësi, arritja e një pakti mes maxhorancës dhe opozitës i ka hapur rrugë edhe zbatimit të plotë të proçesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Avokati i Popullit kanë përfunduar verifikimin e kritereve dhe përputhshmërisë së figurës së kandidatëve. 

Nga verifikimet e Avokatit të Popullit rezultuan se 84 kandidatë plotësonin kriteret ligjore për të kandiduar për trupat e vettingut, ndërsa nga këta 17 kandidatë janë vlerësuar me rekomandim negativ nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

109 kandidatët e tjerë nuk i plotësonin kriteret formale dhe nga këta 70 janë vlerësuar negativisht nga ONM.

Kuvendi tashmë ka 3 lista për të shqyrtuar. Lista me kandidatët e pastër ku janë 67 kandidatë, lista me kandidatët që nuk plotësojnë vetëm kriteret formale që janë 39 dhe lista me rekomandimet negative të ONM që janë 87 kandidatë.

Kuvendi do të ngrejë një Komision ad-hoc me 6 anëtarë, 3 nga maxhoranca dhe 3 nga opozita, i cili do të verifikojë të 3 listat me kandidatë që ka nën shqyrtim dhe ka 10 ditë formuluar një listë me kandidatët që janë të gatshëm për votim, për të 3 organet e vettingut, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Kolegjin e Apelimit dhe Komisionerët Publikë.

Anëtarët e këtij Komisioni janë Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Fatmir Mediu, Luan Rama, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi.

Këto lista i dërgohen dy komisioneve të tjera ad-hoc, një me 12 anëtarë që do të zgjedhë anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe tjetri me 6 anëtarë që do të zgjedhë anëtarët e Kolegjit e Apelimit.

Këta dy Komisione kanë 30 ditë afat për të formuluar listat që do i shkojnë seancës plenare për votim dhe brenda 10 ditëve Kuvendi i miraton me një shumicë prej 3/5 ose 84 deputetë.

E gjithë proçedura e ngritjes së organeve të vettingut, do të zgjasë maksimalisht rreth 50 ditë sipas Ora News.

 

Të fundit