Flash News

KRYESORE

Marrëveshja Rama-Basha nxit Monika Kryemadhin: Motorët e LSI janë ndezur, tani loja bëhet më e bukur

Marrëveshja Rama-Basha nxit Monika Kryemadhin: Motorët e LSI janë

Pas marrëveshjes Rama-Basha duket se ‘loja’ mes partive politike është bërë më e ‘nxehtë'. Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi përmes një satusi në rrjetet sociale shkruan se me arritjen e marrëveshjes, ‘loja’ bëhet më e bukur. “Motorët e LSI janë ndezur, legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë” shkruan Kryemadhi.

Statusi i plotë:

"Mirëmëngjes miq! 

Sot Shqipëria është më e qetë!

Tashmë loja do bëhet më e bukur sepse të gjithë lojtarët janë në fushë. Legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë, e cila iu jep shansin shqiptarëve për më shumë punë, më shumë arsim, më shumë mirëqënie. Motorrët janë ndezur! Ne nuk ndalemi më në rrugën tonë për t'iu dhënë shansin të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grushti të vogël”.

Ndërkohë vetëm një ditë më parë kreu i LSI Petrit Vasili shprehu rezerva për marrëveshjen Rama Basha për shkak të ndalimit të koalicioneve.

Të fundit