Flash News

KRYESORE

Marrëveshja sekrete për gazin lotsjellës, ç’deklaronte më parë Lleshaj: I kam gjetur në inventar, erdhën nga Izraeli në 2011

Prej ditës së djeshme, mediat në Kosovë dhe në Shqipëri kanë pasqyruar marrëveshjen e fshehtë mes Shqipërisë dhe Kosovës për huazim të gazit lotsjellës.

Sipas gazetës ‘Insajderi’, një sasi prej 500 granatash me gaz është dhënë nga policia e Kosovës për Shqipërinë, sipas dokumentit të publikuar nga autoritetet kosovare.

Deri tani nuk ka asnjë reagim prej ministrit, por le të kthehemi disa muaj pas për të kujtuar se çfarë deklaronte Lleshaj për gazin lotsjellës të lëshuar mbi protestuesit e opozitës gjatë 2019-ës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

I cilësuar madje nga opozita edhe si ‘Llesh kimiku’, në daljet publike, ministri ka insistuar se gazi është gjetur në inventarin e dikasterit që ai drejton.

“Policia e shtetit ka përdorur ato mjete që i ka në inventarin e saj organik. Për fat të mirë u krijua kur ka qeverisur opozita, e e dinë fortë mirë markat dhe origjinën e blerjes. Janë blerë në 2011, kur ishte PD në pushtet në dijeninë time në Izrael, nuk jam i sigurt.

Janë standarde policore dhe aty nuk ka patur lëndë helmuese. Shqipëria nuk ka lëndë helmuese luftarake. Është vendi parë në botë që ka hequr dorë prej tyre”, shprehej Lleshaj në një intervistë me gazetarin Roland Qafoku në ‘Debati në Channel One’.

Po ashtu, në 21 nëntor të vitit të shkuar gjatë komisionit të sigurisë, gjatë diskutimeve për Buxhetin 2020, ishte deputeti Lefter Maliqi ai i cili e pyeti ministrin Lleshaj për hedhjen e gazit lotsjellës.

“Në konceptin buxhetor ne i kemi gjetur nuk e kemi blerë. Atë e hedh policia. Jam dakord me ju që është hedhur shumë, por ama janë shmangur plumbat”, pati deklaruar në atë kohë ministri.

Po ashtu, kujtojmë se për ministrin e Punëve të Brendshëm është bërë edhe një kallëzim penal nga  kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Lleshaj dhe vartësit e tij akuzohen nga Ademi për “shpërdorim detyre”, pasi sipas bashkisë punonjësit e Policisë së Shtetit kanë sulmuar me gaz edhe protestues të cilit ishin në kushte të pamundura shëndetësore, apo persona që po u vinin atyre në ndihmë. Kjo metodë kriminale, është shkelje flagrante e ligjit, që vë në rrezik serioz jetën e qytetarëve dhe personave që ishin duke i ndihmuar ato.

Të fundit