Flash News

KRYESORE

Marrëveshje Basha-Rama/ Berisha flet i sigurtë për takimin e 18-majit

Marrëveshje Basha-Rama/ Berisha flet i sigurtë për takimin e

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Mbrëmja ABC” të Mirela Milorit është shprehur i bindur se kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë kompomis me kryeministrin Edi Rama me 18 maj 2017.

“Basha jam i bindur se nuk ka bërë asnjë kompromis me Ramën në 18 maj. Nuk ka kompromis dhe nuk kam pse t’i rikthehem më asaj marrëveshje. Rama e shfrytëzoi në mënyrë demonjale, kurse Basha i qëndroi karshi djallit… civiliteti nuk ka vlerë”, tha Berisha.

Më tej, i pyetur për qëndrimin e opozitës në Parlament, Berisha u shpreh se në një kohë kur kemi të bëjmë me një grusht kushtetues dhe kur funksionin e Gjykatës se Larte e ka marrë ekzekutivi, ai Parlament duhet të fshihet.

“Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese është kazus për çdo vendimi që mund të marrë opozita”, u shpreh më tej Berisha.

Të fundit