Flash News

KRYESORE

Marrëveshje Basha-Rama? Gazetari: Nuk bëhet pa përfshirë edhe LSI-në

Marrëveshje Basha-Rama? Gazetari: Nuk bëhet pa përfshirë

Kreu i Partisë Demokratike dhe opozitës Lulzim Basha nuk mund të bëjë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, për zgjidhjen e krizës, pa përfshirë aty edhe LSI-në. Ky është qendrimi i gazetarit Enton Abilekaj.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Abilekaj tha, duke ju referuar konferencës së presidentit Ilir Meta, se “ai  fliste për një marrëveshje që është bërë pa dijeninë e tij, por që ai e ka marrë vesh. Nuk mund të bëjë një marrëveshje Basha me Ramën pa LSI-në, si llogjikë.”

Sipas Abilekajt, PD nuk mund ta anashkalojë LSI-në, pasi kjo parti ka një numër votash të konsiderueshëm.

Për sa i përket një marrëveshje të mundshme për zgjidhjen e krizës, gazetari u shpreh se kjo arrihet ‘me bekimin, garancinë dhe ndërhyrjen e qartë kryesisht të gjermanëve’.

Të fundit