Flash News

KRYESORE

Marrëveshje me kryeministrin? Flet Tahiri: Nuk më intereson çfarë bën Edi Rama

Marrëveshje me kryeministrin? Flet Tahiri: Nuk më intereson

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur sot në mbrëmje në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ për vendimin për t’u dorëhequr nga posti i deputetit.

I pyetur fillimisht nëse ndihej i frikësuar se mund të arrestohet tani që nuk ka imunitet, Tahiri u përgjigj: “Nuk më shqetëson fare kjo. Nuk më shqetëson se çfarë pasoje më vjen nga secili institucion. Unë jam shumë i bindur për atë çfarë kam bërë.”

Sa i përket pretendimeve se dorëheqja erdhi pas një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, Tahiri theksoi se nuk i intereson se çfarë bën kreu i qeverisë. Ai u shpreh se askush nuk mund t’ja shesë të vërtetën, përfshirë këtu Ramën.

“Unë s’kam marrëveshje dhe nuk më duhet një marrëveshje për këtë punë. Të vërtetën time nuk ma blen dot askush dhe nuk ma shet dot askush, përfshirë këtu Edi Ramën. Unë nuk e di çfarë bën Edi Rama dhe nuk më intereson”, u shpreh ish-ministri.

Të fundit