Flash News

KRYESORE

Marrëveshje me PD për shtyrjen e zgjedhjeve? Rama-Fevziut: Vullnetet e mira politike kanë një kufi

Marrëveshje me PD për shtyrjen e zgjedhjeve? Rama-Fevziut: Vullnetet e

Kryeministri Edi Rama është shprehur shkurtimisht në "Opinion" se, sipas tij, nuk ka asnjë mundësi për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Aq sa mund të fiket emisioni “Opinion” një herë e përgjithmonë, aq mund të shtyhet data e zgjedhjeve. Ekziston kjo mundësi?”, u shpreh Rama.

I pyetur më tej, nga Blendi Fevziu, ç'do të bëjë nëse ka përplasje mes qytetarëve, Rama tha: “Ti e përsërit kaq shumë përplasjen, sa më duket sikur mezi e pret që të rrisësh audiencën”.

“Nuk do ketë shtyrje zgjedhjesh për një arsye shumë të thjeshtë, sepse nuk ka kush e lëviz. Vullnetet e mira politike kanë një kufi, ai kufi është vullneti i këtyre këtu, i shkruar në Kushtetutë”, tha kryeministri më tej.

Të fundit