Flash News

KRYESORE

Marrëveshje me Ramën, ju miratoni Eurobondin, PS kreun e KLSH? Meta: Nuk merrem me thashetheme

Marrëveshje me Ramën, ju miratoni Eurobondin, PS kreun e KLSH? Meta:

Presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë zërat se ka një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, se në këmbim të miratimit të Eurobondit nga kreu i shtetit, PS pranon Arben Shehun, kandidaturën e propozuar prej tij si kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë. Nuk merrem me thashetheme, ju e dini qëndrimin tim për Eurobondin, pasi u risoll nga unë.

Çdo gjë që ka probleme me kushtetutën, konventat ndërkombëtare kthehet për reflektim. Se cfarë vendimi merr parlamenti për kandidaturën e KLSH është e drejtë e parlamentit. Jam i zhgënjyer për kandidaturat e para, pasi ishin shumë përfaqësuese”, tha Meta.

Të fundit