Flash News

KRYESORE

‘Marrëveshje me Ramën për të shkarkuar Dvoranin?’ Meta: Respektoj Kushtetutën!

‘Marrëveshje me Ramën për të shkarkuar

Presidenti Ilir Meta ka folur në emisionin “Hard Talk” të Roland Qafokut në lidhje me përplasjet me kreu e KED, Ardian Dvorani, për të cilin ka kërkuar largimin nga detyra sepse i ka mbaruar mandati.

I pyetur nga gazetari Qafoku nëse ka ndonjë marrëveshje mes tij dhe Ramës për largimin e Dvoranit, Meta tha se ka “zero marrëveshje” me Ramën pasi ai respekton Kushtetutën dhe ligjet. Sipas Presidentit, Kushtetuta është mbi gjithçka.

Zero marrëveshje, nga ana ime në respektin e Kushtetutës, të ligjeve! Dhe sidomos të Kushtetutës, sepse ajo është mbi çdo ligj dhe për fat të keq ne kemi nxjerrë gjatë kësaj kohe mjaft ligje që dalin mbi Kushtetutën dhe që është një çmenduri! Është sikur në ushtri të dalë një kapter mbi gjeneralin! Apo në diplomaci që një atashe ambasade të dalë mbi ambasadorin, sepse kështu është e ndërtuar e gjithë arkitektura e shtetit ligjor!

Megjithatë, këto gjëra, për fat të keq këto gjëra kanë ndodhur në vendin tonë dhe ne kemi mjaft probleme në funksionimin e shtetit ligjor, sepse ka humbur respekti mbi Kushtetutën. Kushtetuta është mbi çdo gjë, edhe mbi gjithçka. Kështu që nuk ekziston dhe nuk ka asnjë arsye që të ketë një marrëveshje mbi këtë gjë, sepse këto janë çështje që zgjidhen nga vetë Kushtetuta, dhe ligjet në respekt të Kushtetutës, jo në dhunim të Kushtetutës, sepse secili duhet të bëjë detyrën e tij”, u shpreh Presidenti Meta.

Të fundit