Flash News

KRYESORE

Marrëveshje mes Ramës dhe Bashës për ndryshimin e Kodit? Vasili: Parlamenti i njëanshëm, i përbërë nga 120 marioneta

Marrëveshje mes Ramës dhe Bashës për ndryshimin e Kodit?

Përfaqësuesit e opozitës në tryezën e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para kalimit të draftit të PS-së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në Parlament.

Të pyetur se pse reagojnë tani dhe a ka ndonjë marrëveshje mes Ramës dhe Bashës për Kodin, Vasili e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke shtuar se opozita është kategorikisht kundër ndryshimeve pasi Kodi është tërësisht funksional.

Vasili po ashtu ka kritikuar ashpër deputetët e opozitës duke i cilësuar ata si marioneta të qeverisë dhe Ramës.

Reaguat 48 orë pas miratimit të ndryshimeve në Komisionin e Ligjeve? A ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës? Pse ky reagim i vonë?

“Në këshillin politik është bërë e qartë që të mos i bëjmë këto ndryshime në Kod.

Është shumë e qartë që Kodi Zgjedhor nuk ka nevojë të ndryshoj. Bylykbashi ka shprehur se ne kemi marrë këtë model, ka 7 vite që është aty, dhe nuk është në kundërshti me OSBE-në. Është një model demokratik, i konsoliduar, ka kaluar rotacion pushteti, dhe nuk ka asnjë lloj problemi. Pse duhet të ndryshoj?

Procesi parlamentar është i njanshëm, është i për bërë nga 120 marioneta që:

-futen me lista të hapura dalin me të mbyllura

-futen me prag zgjedhor 5% dhe dalin me prag 1%

-futen me ndryshim të Kodit për qytetarët dhe dalin me një propozim që kryetari të kandidojë në 4 qarqe njëherësh.

I gjithë ky është një pazar i ndyrë dhe për çështje pazaresh dhe marrëveshjesh duhet të shkoni ti kërkoni tek ata me të cilët Edi Rama bëri sikur, vetëm për të ndryshuar Kodin”, është shprehur Vasili.

Të fundit