Flash News

KRYESORE

Marrëveshje për të vrarë Reformën në Drejtësi? Meta: Kim nuk e ka për mua, e kam takuar shumë herë gjatë kësaj kohe

Marrëveshje për të vrarë Reformën në

Presidenti Ilir Meta nuk ka preferuar të komentojë paralajmërimin e një dite më parë të ambasadores së SHBA Yuri Kim kur tha se ka dyshime për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi, por hodhi poshtë mundësinë se mesazhi është për kreun e shtetit.

“Nuk marr përsipër të komentoj deklaratat dhe këto qëndrimet e ambasadores se nuk është kjo detyra ime, se për mua nuk e ka sepse unë kësaj kohe e kam takuar shumë herë ambasadoren Kim më shumë se cdo ambasador amerikan në Shqipëri, por nuk ju kam njoftuar erdhi apo nuk erdhi.

Përpiqem të mos keqpërdor as imazhin e askujt. Nuk merrem me këto lojëra, po ju them se kjo është platforma që ja kam dorëzuar ambasadores së SHBA. më pas u njohën edhe të tjerë. Përgjegjësitë ta mbajnë ata që luajnë me maska, por maskat kanë rënë”, tha Meta kur u pyet nga gazetarët.

"Ambasadorja ka sh të drejtë se ka 4 vjet dhe nuk shohim një produkt serioz, këtë e tregojnë renditjet e Shqipërisë, kushtet nga BE, shihini në 2016-ën që kur u dha rekomandimi pozitiv dhe shikojini sa janë tani dhe pse. Shqetësimi është i drejtë se aktorët politikë kanë luajtur me këtë cështje, presidenti nuk është aktor politik por kryetar shteti dhe kam qenë në krye të detyrës për detyrimet sipas kushtetutës.

Maskat e reformës kanë rënë me kohë, përgjegjësinë ta mbajnë ata që bëjnë lojëra pas krahëve të shqiptareve", shtoi presidenti.

Dje, përmes një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur që shpreson që fjalët për një marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi të mos jenë të vërteta. “Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,“- shkroi Yuri Kim.

Të fundit