Flash News

KRYESORE

Marrja e leje-daljes, Rama: Aplikacioni u rregullua, nga nesër s`ka më këshillime për shkelësit

Marrja e leje-daljes, Rama: Aplikacioni u rregullua, nga nesër s`ka më

Pas ankesave të qytetarëve për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit për marrjen e leje-daljeve, Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e të martës se tashmë ky aplikacion është në rregull. Ndaj, nga nesër pritet që ndaj qytetarëve të merren masa me gjobë nga policia për qytetarët që do të shkelin rregullat.

“Aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për pazar është plotësisht funksional. nga nesër nuk ka më këshillime për shkelësit”, shkruan Kryeministri Rama duke publikuar dhe një video ku shihet policia që këshillon apo ndihmon qytetarët.

Në dy ditët e para të zbatimit të rregullave të reja për lëvizjen, marrja e ljes nga aplikacioni E-albania, u shfryëzua nga qindëra e mijëra qytetarë. Megjithatë, për shkak të shumë aplikacioneve, pati dhe vonesa apo probleme me aplikacionin, gjë që tashmë duket se është zgjidhur.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3103098669722004/

Të fundit