Flash News

KRYESORE

Marrja e paracetamolit gjatë shtatzënisë rrit rrezikun që fëmija të dalë me probleme

Marrja e paracetamolit gjatë shtatzënisë rrit rrezikun që

Gratë shtatzëna që marrin paracetamol gajtë shtatëzënisë janë të rrezikuara 30% më shumë që të lindin fëmijë me çrregullime ADHD.

ADHD-ja është një ndër problemet më të njohura të zhvillimit të fëmijës, që karakterizohet nga pavëmendja, aktiviteti i shtuar dhe impulsiviteti, shenja të cilat vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në moshë të rritur.

Ky ilaç i zakonshëm për lehtësimin e dhimbjeve, i njohur ndryshe si acetaminofen, rrit gjithashtu rrezikun e zhvillimit të autizmit tek fëmijët me mbi 20%.

Sipas drejtuesit të studimit, Ilan Matok, nga Universiteti Hebreë i Jeruzalemit, rezultatet sugjerojnë për një lidhje mes përdorimit për një kohë të gjatë të acetaminofenit dhe rritjes së rrezikut për zhvillimin e autizmit dhe çrregullimeve ADHD.

Nuk dihet me saktësi përse ky ilaç mund të shkaktojë çrregullime ADHD ose autizëm, megjithatë paracetamoli është lidhur edhe më parë me probleme në të folur dhe ulje të koeficientit të inteligjencës tek fëmijët, nënat e të cilëve përdorin këtë ilaç gjatë shtatzënisë.

Të fundit