Flash News

KRYESORE

Mars dhe Snickers ndryshojnë recetën për t`u bërë më të shëndetshme

Mars dhe Snickers ndryshojnë recetën për t`u bërë

Çokollatat Mars dhe Snickers do të ndryshojnë formulën për t’u bërë më të shëndetshme. Mars Wrigley Confectionery ka njoftuar dy versione të reja të çokollatave që do të përmbajnë më shumë proteina. Një çokollatë Mars do të përmbajë 17 gram sheqer, 30% më pak se ajo aktuale.

Ndërsa çokollatat e reja Snickers do të përmbajnë 30% më pak se çokollata aktuale. Të dyja do të dalin në treg në muajin Janar 2019. Gjigantët e ëmbëlsirave Mars Wrigley, shkruan Business Mag Albania,  shpresojnë se prodhimet e reja do t’u japin konsumatorëve “mundësinë për të përjetuar shijen e mrekullueshme të markave të tyre të preferuara në një madhësi më të vogël”.

Kjo nuk është një mundësi biznesi, por një përgjegjësi e biznesit

Përfaqësues të markave shprehen se, “Ne kemi një rol dhe një përgjegjësi të madhe, ndaj po nxjerrim këto lloje të reja dhe do të vazhdojmë të punojmë në riformulimin e përbërjes së produkteve tona duke reduktuar sasinë e sheqerit.” Çokollatat e reja të gjitha që përmbajnë më pak se 100 kalori në të gjitha versionet e Snickers, Mars, Tëix, Milky Way dhe Ripples.

Të fundit