Flash News

KRYESORE

Marshimi për mbrojtjen e Teatrit, mungon policia, pedagogu: Mund të na marrin në komisariat

Marshimi për mbrojtjen e Teatrit, mungon policia, pedagogu: Mund të na

Pasditen e sotme, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar organizoi një marshim për t’i bërë sivrish thirrje kryeministri Edi Rama të tërheq ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit.

Marshimi nisi nga godina e teatrit Kombëtar ndërsa për një moment protestuesit janë ndalur para godinës së kryeministrisë.

Pedagogu Ervin Goci, në fjalën e mbajtur solli në vëmendje faktin se policia nuk ishte për mbarëvajtjen e tubimit edhe pse ishte njoftuar më herët për organizimin e tij. Goci paralajmëroi se organizatorët e protestës edhe mund të shoqërohen në komisariat pasi policia mund cilësojë tubimin si të paligjshëm.

“Policia nuk ka dal sot të bëjë rregullimin, megjithëse ne kemi vajtur sipas rregullave për të njoftuar tre orë para për ndryshim internerari dhe s’kemi marrë asnjë përgjigje që do të thotë, ne organizatorët rrezik mbas një ore e gjysmë, dy orësh mund të jemi në komisariat.

Derisa nuk kanë dal diçka po mbrujtin”, u shpreh Goci.

 

Të fundit