Flash News

KRYESORE

Martohet Ellie Goulding, shihni fustanin dhe makinën që zgjodhi këngëtarja drejt altarit  

Këngëtarja e njohur Ellie Goulding i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me të dashurin e saj Caspar Jopling.

Ata i thanë ‘po’ njëri-tjetrit dhe dhanë puthjen e parë si burrë e grua në Katedralen e York Minster.

31-vjeçarja britanike dukej mahnitëse me fustanin  e bardhë të dizenjuar nga Chloé, e të krijuar nga Natacha Ramsay-Lévi.

Ellie e shmangi traditën ndërsa ajo u pa teksa mbërriti para kishës me një furgon blu të Volkswagen, ndërsa shoqërueset e saj ishin veshur po ashtu me fustane të bardha.

Me Caspar Jopling, Ellie ishte e lidhur që prej 2017-ës.

Në ceremoninë e dasmës ishin të pranishëm figura të njohura si Princesha Beatrice dhe Eugeie, Katy Parry, Orlando Bloom dhe Sienna Miller.

Të fundit