Flash News

KRYESORE

Masa e sigurisë/ Prokuroria ndryshon mendje për 7 nga 15 biznesmenët e arrestuar

Masa e sigurisë/ Prokuroria ndryshon mendje për 7 nga 15

Prokuroria e Tiranës e ka ndryshuar kërkesën për masën e sigurisë për 7 nga 15 biznesmenët e arrestuar për mashtrim me skemën e TVSH-së. Prokurorja Elisabeta Imeraj kërkoi nga “arrest në burg”, masën “arrest në burg me afat 20 ditor” për Besnik Pelivanin, Ilia Dimon, Paqësor Buzin, Rabi Kurtin, Astrit Lalën dhe Rrapo Bodurin. Kurse për Shpresa Joanidhniu kërkua “arrest shtëpie”.

Më 4 shtator, në kuadër të hetimeve disa mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit, u arrestuan 15 biznesmenë. Ndërsa sot u vu në pranga një tjetër person i dyshuar si pjesë e skemës mashtruese.

Biznesmenët dhe administratorët e firmave, kryesisht në fushën e ndërtimit, kryenin shitje dhe blerje me fatura fiktive, e më pas rimbursoheshin nga shteti duke shkaktuar një dëm financiar në miliona euro. Akuzat ndaj tyre janë krijimi i skemave mashtruese, falsifikimit të vulave e stampave si edhe fshehjes së të ardhurave.

Të fundit