Flash News

KRYESORE

Masa për 23 protestuesit/ Tensionohet situata te Gjykata e Tiranës, del i gjakosur deputeti i PD

Është tensionuar situata në ambientet e brendshme të Gjykatës së Tiranës, ndërsa pritet që nga minuti në minut të nisë seanca për 23 personat e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit më 31 mars.

Deputetët e opozitës, ashtu siç kanë deklaruar kanë insistuar të marrin pjesë në seancë, por siç duket nuk janë lejuar nga forcat e policisë.

“Mos më prek me dorë, keni shkelur ligjin”, dëgjohen deputetët ndërsa flasin me tone të larta në përplasje me policinë.

Ndërkohë, jashtë gjykatës është parë deputeti i PD, Edmond Spaho i lënduar në fytyrë dhe në pjesën e përparme të këmishës është parë me një pikë gjaku.

“Kështu me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë kollaj, do përplaset me qytetarët, do përplaset me ne. Forcat e policisë kanë ushtruar dhunë ndaj meje”, është shprehur i tensionuar deputeti Spaho para gazetarëve.

Të fundit