Flash News

KRYESORE

Masa të reja për Covid-19, Rama: Nga e hëna vetëm një person në familje do autorizohet për të bërë pazar

Masa të reja për Covid-19, Rama: Nga e hëna vetëm një

Në vazhdën e masave për Covid-19, kryeministri Edi Rama ka njoftuar masën më të re.

Ashtu si fundjavën e kaluar, nga nesër, e shtunë ora 13:00 deri ditën e hënë në orën 05:00 të gjitha farmacitë dhe dyqanet do të qëndrojnë të mbyllura dhe do të ndalohet lëvizja e këmbësorëve.

Risia është se nga e hëna dhe në vazhdim, vetëm një familjar mund të kryejë pazaret, dhe kjo përmes një leje dixhitale.

Kryeministri njoftoi se më vonë do sqarojë edhe mënyrën e funksionimit për prezantimin e aplikacionit të lejes.

Reagimi i plotë

“ GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR!

🔴 NJËSOJ SI JAVËN E SHKUAR, NGA ORA 13.00 NESËR DERI TË HËNËN 05.00 TË GJITHË NË SHTËPI DHE TË GJITHË QEPENAT MBYLLUR!

🔴 NGA E HËNA ASKUSH NUK DEL DOT MË NË PAZAR, PA MARRË LEJEN DIGJITALE ME E-MAIL OSE TELEFON NË EMËR TË FAMILJES

*pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane”, shkruan Rama.

Kujtojmë se kjo masë qëndron në fuqi edhe në Itali, ku vetëm një person nga familja mund të kryejë pazaret.

 

Të fundit