Flash News

KRYESORE

Masakër në club-in meksikan, 14 persona vriten me armë

Masakër në club-in meksikan, 14 persona vriten me armë

14 persona kanë humbur jetën dhe me dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në një club të Meksikës, pasi një person hyri brenda dhe filloi të qëllonte me armë. Ngjarja ka ndodhur në club-in e quajtur ‘La Playa’, në qytetin e Salamanca.

Ky qytet është pjesë e shtetit Guanajuato, që ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit Meksiko, dhe konsiderohet si vendi me kriminalitetin më të lartë në Meksikë.

Guanajuato kontrollohet nga karteli i rrezikshëm i ‘Santa Rosa de Lima’, por autoritetet nuk konfirmojnë nëse ky grup është përgjegjës për masakrën në lokal.

Ditët e fundit, drejtuesit e shtetit kanë shpalosur disa fitore ndaj kartelit të rrezikshëm, që akuzohet se kontrollon pjesën më të madhe të jetës ekonomike.

Të fundit